Liverpooli ka fituar 3-1 kundër Arsenalit në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.
Golat për The Reds i shënuan, Sadio Mane, Andy Robertson dhe Diogo Jota, derisa për The Gunners realizator ishte Alexandre Lacazette.
Liverpooli ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.79, me Arsenalin që u vlerësua 6.28.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Sadio Mane që shënoi golin e parë, ndërsa u notua me 7.7.
Paraqitje të mirë për Arsenalin kishte Granit Xhaka që u vlerësua me 6.2.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte David Luiz që u vlerësua me 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/