Telegrafi

Përfundon konferenca e Speciales ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

E plotësuar: Ka përfunduar seanca statusore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Avokatët mbrojtës kanë propozuar që seanca e radhës të mbahet në mes të muajit dhjetor. Të njëjtit u shprehen se do të apilkojnë për lirimin me kusht të kilentëve të tyre. /Telegrafi/

E plotësuar: Seanca statusore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Salimit ka shkuar në pushim.

Gjyqtari Nicolas Guilloi, njoftoi për pushim 30 minutësh. /Telegrafi/

E plotësuar: Prokurorja e Speciales në seancën për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, ka thënë se procesi i hetimeve është në vazhdim e sipër.

Ajo shtoi se për mendimin e ZPS-së, nuk ka asnjë pengesë që gjykimi të filloj në verën e vitit 2021.

Mbrojtësit e Thaçit e të Veselit, David Hooper dhe Ben Emmerson, kanë thënë se gjykimi të nisë tek më 2022.

Në seancën statusore për Thaçin e të tjerët, Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë rast janë 153 dëshmitarë të përfshirë. /Telegrafi/

Ka nisur konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

“(1) Gjykatësi i procedurës paraprake mbledh një konferencë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore sa më shpejt që të jetë e mundshme pas paraqitjes së parë të të akuzuarit dhe më pas nëse del e nevojshme për: (a) organizimin e shkëmbimeve midis palëve dhe, kur është e zbatueshme, të mbrojtësit të viktimave për të mundësuar përgatitje të shpejtë për gjykimin; (b) ndërmarrjen e hapave që mundësojnë çdo përgatitje të nevojshme prej palëve në mënyrë të zellshme dhe në kohë; dhe (c) rishikimin e ecurisë së çështje gjyqësores dhe që palëve, e kur është e zbatueshme mbrojtësit të viktimave, t’u jepet mundësia e ngritjes së problemeve në lidhje me çështjen gjyqësore.”, thuhet në pikën e parë të rregullës së lartpërmendur.

“(2) Me pëlqimin me shkrim të të akuzuarit që jepet pas këshillimit me mbrojtësin e vet të specializuar, konferenca për ecurinë e çështjes gjyqësore në bazë të kësaj rregulle mund të mbahet: (a) në praninë e të akuzuarit dhe me pjesëmarrjen e mbrojtësit të specializuar nëpërmjet videokonferencës; (b) në praninë e mbrojtësit të specializuar dhe me pjesëmarrjen e të akuzuarit nëpërmjet videokonferencës; dhe (c) në mungesë të të akuzuarit me praninë e mbrojtësit të specializuar, ose pjesëmarrjes së mbrojtësit të specializuar nëpërmjet videokonferencës.” , thuhet tutje në pikën e dytë të Rregullores së Procedurës dhe Provave të DHSK-së. /Telegrafi/