Site icon Telegrafi

Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në Ukrainë.

Shumë jetë të humbura, shumë qytete të shkatërruara, por nuk mungoi edhe ndikimi ekonomik në botë që ndodhi si pasoj i agresionit rus.

Për të gjitha këto Telegrafi ishte media e vetme që raporti minutë pas minutë në një hapësirë të veçantë për një muaj e gjysmë. Raportimi do vazhdojë, por në rubrikën e Botës.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 23:50:32" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 23:50" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 23:50

Çfarë ka ndodh sot në Ukrainë?

Rusia ka vazhduar edhe sot me bombadrime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Nëse sapo na jeni bashkuar në mbulimin e sotëm, këto janë ngjarjet kryesore të ditës së 43-të të agresionit rus në Ukrainë.

Bashkimi Evropian ka miratuar një embargo ndaj qymyrit rus;

Kremlini pranoi “humbjet e rëndësishme” në Ukrainë për herë të parë;

Rusia është përjashtuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për masakrën e Buchas;

Kryeministri i Rusisë thotë se Rusia është në situatën më të keqe në 30 vitet e fundit për shkak të sanksioneve “të pashembullta” perëndimore;

Gjermania përgjoi bisedimet nga ushtria ruse. Ata duket se kanë diskutuar për vrasjet e civilëve në Bucha;

Ministri ukrainas Dmytro Kuleba i kërkoi BE-së dhe NATO-s më shumë armë për mbrojtje;

G7 dënon krimet mizore në Bucha;

Presidenti polak thotë se Rusia po tenton të shfaros popullin ukrainas.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 23:30:33" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 23:30" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 23:30

Zelensky u bën thirrje misioneve diplomatike të kthehen në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë misione diplomatike dhe ambasada që të kthehen në Kiev dhe falënderoi Turqinë dhe Lituaninë për rikthimin në kryeqytet.

“Ambasadat po kthehen në Kiev”, tha ai përpara se të falënderonte ato që tashmë janë kthyer në Kiev.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj, edhe në nivelin e simboleve dhe gjesteve diplomatike”, tha ai duke shtuar se “Ju lutemi të ktheheni, të gjithë ju që jeni të guximshëm, ju lutemi kthehuni në kryeqytetin tonë dhe vazhdoni të punoni”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 23:15:44" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 23:15" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 23:15

Modelet ruse prenë çantat Chanel – zemërohen me kompaninë pas ndalimit të shitjeve në Rusi

Gratë ruse kanë prerë çantat e tyre Chanel për të protestuar kundër ndalimit të shtëpisë franceze të modës për t’u shitur produktet e tyre.

Modelja ruse Victoria Bonya ka filmuar veten duke mbajtur një çantë Chanel në njërën dorë dhe një palë gërshërë në tjetrën teksa qëndronte në ballkonin e një vile… më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 22:55:46" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 22:55" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 22:55

Bashkimi Evropian miraton raundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian miratoi të enjten një raund të pestë të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, sipas Presidencës Franceze të Këshillit të Evropës.

Masat e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit rus si dhe embargon ndaj eksporteve të armëve në Rusi… më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 22:33:31" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 22:33" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 22:33

Kongresi amerikan voton një masë të re ndëshkuese për Rusinë

Kongresi amerikan ka votuar një masë për të hequr statusin tregtar të “kombit më të favorizuar” të Rusisë dhe një tjetër për të ndaluar importet e naftës nga Rusia.

Joe Biden pritet të nënshkruajë të dyja masat në ligj.

Masa që ndryshon statusin tregtar të Rusisë i hap rrugën administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të rritur tarifat për importet ruse… më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 22:01:21" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 22:01" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 22:01

Truss: Agresioni rus ka hyrë në një fazë të re në Ukrainë

Lufta ka hyrë në një “fazë të re dhe të ndryshme”, tha Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, pas takimit të sotëm të aleatëve të NATO-s.

Truss tha se tani kishte “një ofensivë më të përqendruar ruse” në Ukrainë dhe NATO kishte rënë dakord ta furnizonte me pajisje të reja dhe më të rënda Ukrainën.

“Putini ka ndryshuar taktikat e tij, por jo qëllimin e tij. Ai dëshiron të kontrollojë të gjithë Ukrainën”, tha ajo.

Ajo më herët tha se Mbretëria e Bashkuar do të “rrisë” furnizimin me armë, por ende nuk ka detajuar se çfarë do të përfshijë kjo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 21:30:34" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 21:30" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 21:30

Goditeni Putinin dhe Kadyrovin me “duart” e Elon Muskut

Ukrainasit publikuan një video-lojë në stilin e viteve 1990, e cila lindi nga qëllimi i Elon Musk për të marrë pjesë në luftën me Vladimir Putinin.

Zhvilluesit nga Ukraina kanë krijuar tani një lojë në të cilën një lojtar mund të mposht presidentin rus Vladimir Putin, si dhe udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov.

Rolin kryesor e luan Elon Musk – miliarderi amerikan dhe president i Tesla dhe SpaceX. Luftimet po zhvillohen në Mariupol. Loja ka edhe muzikë shoqëruese, me një këngë të interpretuar nga Andrej Klivnjuk – drejtuesi i grupit Boombox… më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 20:56:05" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 20:56" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 20:56

Granatohet fabrika e bukës në Kharkiv

Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në javën e gjashtë, janë shfaqur imazhe të shtëllungave të tymit që ngrihen në ajër pasi pësoi granatime fabrika e bukës Kulinichi në Kharkiv.

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, është shkatërruar nga granatimet pothuajse të vazhdueshme pasi trupat ruse pushtuan vendin më 24 shkurt.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 20:28:28" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 20:28" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 20:28

Po sikur Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO, Kremlini: Ne do të duhet të ribalancojmë situatën

Gazetari i Sky News, Mark Austin, i cili intervistoi zëdhënësin e Putinit, Dmitry Peskov, i tha atij se shumë liderë ndërkombëtarë nuk i besojnë më Rusisë pasi Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës për të kundërshtuar zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore.

Peskov tha se Rusia duhet të “ribalancojë situatën” dhe “duhet të marrë masa shtesë për të garantuar sigurinë e saj, sepse ne mbetemi thellësisht të bindur se NATO është një makinë konfrontimi”.

“NATO nuk është një aleancë paqësore. Ajo u krijua për konfrontim, qëllimi kryesor i ekzistencës së NATO-s është konflikti me vendin tonë”, tha Peskov.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 20:02:57" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 20:02" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 20:02

Rama i gëzohet votës pro të Serbisë për përjashtimin e Rusisë

Serbia ka votuar për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Këtë veprim e ka vlerësuar lart kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke pohuar se ky është lajm i mirë për rajonin.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin”, shkroi Rama në Twitter.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 19:30:18" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 19:30" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 19:30

Rusia pranon se ka pësuar humbje të rëndësishme ushtarake në Ukrainë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pranoi shkurtimisht të enjten se Rusia kishte pësuar humbje “të rëndësishme” të trupave në Ukrainë, duke i quajtur humbjet “një tragjedi të madhe” për vendin në një intervistë me skynews.

I pyetur nëse tërheqja e trupave ruse nga Kievi dhe rajoni mund të shihet si “poshtërim” për Kremlinin, Peskov tha se përdorimi i këtyre fjalëve do të ishte “një kuptim i gabuar i situatës”… më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 19:02:29" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 19:02" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 19:02

Mali i Zi dëbon diplomatët rusë – ata kanë kohë shtatë ditë për ta lërë vendin

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi (MPJ) ka shpallur sot të padëshirueshëm edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi.

Në mars, ministri i Jashtëm malazez dëboi një diplomat rus në bazë të një vlerësimi të shërbimeve malazeze të sigurisë dhe i njëjti vlerësim është arsyeja e dëbimit të ri të stafit të ambasadës ruse… më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 18:33:26" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 18:33" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 18:33

Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Drejtave të Njeriut, Kuleba: Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së

Rusisë është pezulluar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut gjatë seancës së sotme të i OKB-së në New York.

Nëntëdhjetë e tre vende votuan pro pezullimit ndërsa 24 ishin kundër dhe 58 abstenuan.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i është përgjigjur lajmit të përjashtimit të shtetit rus.

“Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Falënderoj të gjitha shtetet anëtare që mbështetën rezolutën përkatëse të OKB-së dhe zgjodhën anën e duhur të historisë”, shkroi ai në Twitter.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 18:09:53" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 18:09" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 18:09

Rusia nuk do të mund të propagandojë në OKB – kush votoi për pezullimin nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në New York.

Në fakt, 93 vende votuan pro mocionit të udhëhequr nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ndërsa 24 vende votuan kundër dhe 58 shtete abstenuan.

Cilat shtetet votuan që të ndalin propagandën ruse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, gjegjësisht gjatë seancave të Këshillit për të Drejtat e Njeriut

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 17:59:36" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 17:59" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 17:59

Rusia pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në New York.

Në fakt, 93 vende votuan pro mocionit të udhëhequr nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ndërsa 24 vende votuan kundër dhe 58 shtete abstenuan.

Ai pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në shtetin e Ukrainës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 17:29:52" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 17:29" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 17:29

OBSH po përgatitet për katastrofën që mund të shkaktojë një sulm kimik rus në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përgatitet për “sulme kimike” të mundshme në Ukrainë, tha kreu evropian i organizatës, Hans Kluge.

OBSH po shqyrton të gjithë skenarët dhe po bën të papritura për situata të ndryshme që mund të prekin popullin e Ukrainës, nga trajtimi i vazhdueshëm i viktimave masive, deri te sulmet kimike… më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 17:11:51" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 17:11" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 17:11

Tanku ukrainas poshtëron kolonën ushtarake ruse

Sipas ukrainasve, droni regjistroi momentin kur tanku ukrainas sulmoi rreth tetë automjete të blinduara ruse në qytetin Nova Basan afër Kievit.

Gjuajtja e parë nga tanku mungon, por e dyta godet objektivin, duke shkatërruar një nga automjetet. Prita duket se ka ngatërruar rusët, të cilët kanë nisur të qëllojnë rastësisht.

Kjo çoi në një ngërç nga trupat ruse derisa më shumë forca ukrainase arritën, duke i detyruar forcat ruse të tërhiqen… shikoni videon KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 16:55:42" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 16:55" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 16:55

Çfarë tha rreth agresionit rus shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg?

Gjersa po presim votimin e OKB-së nëse Rusia do të pezullohet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, këtu është një përmbledhje e asaj që sapo tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas samitit të aleancës në Bruksel.

Ai tha se aleatët e NATO-s dënojnë plotësisht “vrasjet e tmerrshme” të civilëve në Bucha dhe vende të tjera dhe mbështesin përpjekjet për një hetim ndërkombëtar.

Norvegjezi nuk dha detaje rreth furnizimit me armë në Ukrainë, por tha se aleatët e NATO-s po siguronin një gamë të gjerë sistemesh armësh, duke përfshirë armët e kohës sovjetike dhe ato moderne… më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 16:29:35" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 16:29" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 16:29

Dnipro u kërkon grave dhe fëmijëve të largohen

Kryebashkiaku i Dnipros u ka kërkuar grave, fëmijëve dhe të moshuarve që të largohen nga qyteti lindor sepse Rusia pritet të intensifikojë ofensivën.

Paralajmërime të ngjashme janë bërë nga autoritetet në rajonin e Luhanskut në lindje të qytetit, ku të gjithë banorëve u është thënë të evakuohen… më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-07-2022 16:07:33" ["time"]=> string(16) "07/04/2022 16:07" ["update"]=> bool(false) } 07/04/2022 16:07

Qindra refugjatë largohen nga Evropa për t’u kthyer në Ukrainë

Qindra njerëz që kishin ikur nga lufta në Ukrainë tani po kthehen. Në Budapest, më shumë se 200 pasagjerë u panë duke pritur trenin që shkonte drejt Ukrainës.

Yulia Kalinina, e cila po udhëtonte me motrën e saj për t’u ribashkuar me burrat e tyre, pranoi se nuk kishte qenë një vendim i lehtë.

“Kam frikë”, tha Kalinina, 39 vjeç, e cila është nga Kievi. “Por unë dua shumë të shkoj në shtëpi. Dua të shoh burrin tim. Më mirë do të kisha frikë me të sesa të kem frikë vetëm këtu”, shtoi ajo.

 

Exit mobile version