Telegrafi

Lionel Messi refuzon ofertën marramendëse të Al-Hilal, do t’i bashkohet Inter Miamit në MLS

Legjenda argjentinase, Lionel Messi do t’i bashkohet skuadrës amerikane nga MLS, Inter Miami, pas largimit të tij nga kampioni francez Paris St-Germain.

Sipas BBC Sport, ish-lojtari i Barcelonës do të refuzojë një ofertë më fitimprurëse nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Hilal për t’iu bashkuar klubit nga MLS.

Në fakt është edhe gazetari i afërt me Barcelonën, Guillem Balague, i cili ka konfirmuar destinacionin e ri të Messit.

Marrëveshja me Inter Miamin përfshin bashkëpunimin nga marka të njohura si Adidas dhe Apple.

Sulmuesi 35vjeçar fitoi çmimin për lojtarin më të mirë në botë shtatë herë, dhe pritet ta fitojë atë më vonë këtë vit pas suksesit në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kjo është hera e parë që ikona e Barcelonës, Messi, luan jashtë Evropës.

Messi u lidh edhe me një rikthim te Barcelona, por si duket ideja për të luajtur në MLS e ka joshur më shumë dhe argjentinasin mund ta shohim në Camp Nou vetëm në rast huazimi. /Telegrafi/