Site icon Telegrafi

Lionel Messi lë të kuptohet për debutimin e tij me Inter Miamin

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ka lënë të kuptohet për kohën e debutimit të tij në Inter Miami teksa luajti për Argjentinën kundër Australisë.

Messi shënoi pas vetëm 79 sekondash në fitoren e ndeshjes miqësore të kombëtares së tij ndaj Australisë të enjten.

Ai luajti plot 90 minuta pas një sezoni rraskapitës me 41 ndeshje për Paris Saint-Germain këtë sezon.

Lexo po ashtu Lionel Messi shënoi gol të mrekullueshëm pas vetëm dy minutave kundër Australisë

Sigurisht, 35-vjeçari që atëherë ka siguruar një kalim në skuadrën e Major League Soccer, Inter Miami, duke refuzuar disa oferta fitimprurëse sikurse ajo e Al Hilal.

Argjentinasi ka sugjeruar se ai mund të bëjë paraqitjen e tij të parë për ekipin e tij të ri në mesin apo fundin e korrikut.

“Dua të shkoj në pushimet e mia dhe më pas do të kthehemi”, u përgjigj Messi.

Fituesit e Kupës së Botës “Katar 2022” përballen me Indonezinë në një tjetër miqësore të hënën, por shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të largohet nga kampi i Argjentinës për një pushim, i cili mund të zgjasë deri në tre javë.

Lexo po ashtu Efekti Messi – Inter Miami me rritje marramendëse të çmimit të biletës për ndeshjen e njëjtë pas transferimit të argjentinasit

Ai pritet të kthehet në shtëpinë e tij në Argjentinë përpara se të udhëtoj për t’u bashkuar me skuadrën e Inter Miamit.

Pra, ai mund të luajë ndeshjen e tij të parë në Amerikë nga mesi deri në fund të korrikut.

Inter Miami përballet me St.Louis City më 15 korrik, ndërsa ndeshja e MLS All-Star do të zhvillohet më 19 korrik kundër nën-kampionit të Ligës Premier, Arsenalit. /Telegrafi/

Exit mobile version