Liga Premier ka zyrtarizuar orarin për sezonin e ri 2018/18 në kampionatin anglez.
Sezoni i ri i kampionatit anglez do të fillojë më 11 gusht apo më saktë në ditën e shtunë, ku do të luhen të gjitha ndeshjet.
Derbi i javës së parë në Ligën Premier pritet të jetë ndeshje në mes të Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Unai Emery do të nis sezonin me Topçinjtë në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Emirates.
Si vendas sezonin e ri do ta nis edhe Liverpooli, pasi pret në Anfield skuadrën e West Ham Unitedit.
Edhe Manchester Unitedi do të luaj në shtëpi ndeshjen e parë, ku në Old Trafford e pret Leicester Cityt.
Në anën tjetër, Chelsea dhe Tottenhami do të luajnë në udhëtim ndeshjet e para, ku Blutë udhëton te Huddersfildi, ndërsa Spurs te Newcastle. /Telegrafi/
Çiftet e javës së parë të Ligës Premier: