Site icon Telegrafi

Liga e Kampionëve rikthehet në aksion, dy ndeshjet kryesore zhvillohen në Itali

Liga e Kampionëve rikthehet mbrëmjen e sotme me ndeshjet e xhiros së dytë në kuadër të fazës së grupeve.

Në Grupin A, Bayern Munich luan në udhëtim te Copenhagen, një sfidë që në letër duket e lehtë për të besuarit e Thomas Tuchel.

Po në këtë grup luhet dhe takimi interesant mes Manchester United dhe Glatasaray në Old Traford.

Grupi B spikat me sfidën Lens – Arsenal, me ‘Topçinjtë’ që do të kërkojnë tre pikët e radhës në grupe për të ruajtur vendin e parë përballë modestëve francezë.

Supersfida e mbrëmjes është garantuar në Grupin C, me Napolin që do të presë në ‘Diego Armando Maradona’ gjigantin spanjoll Real Madrid.

Los Blancos do të bëjnë çmos që të marrin maksimumin nga ky udhëtim që konsiderohet si më i vështiri, por edhe kampioni në fuqi i Italisë do të kërkojë tre pikët para adhuruesve të vet.

Një tjetër duel interesant është rezervuar në Grupin D, me Interin që do të presë në ‘Giuseppe Meazza’ skuadrën portugeze Benfica. /Telegrafi/

Exit mobile version