Liga e Kampionëve është një nga garat më prestigjioze në futboll dhe gjithmonë sjell emocione, shpirt të garës, por edhe vendos rekorde.
Pandemia e coronavirusit të njohur si Covid-19 ka paralizuar thuajse gjithë botën dhe me këtë edhe sportin e në veçanti futbollin.
Ka më shumë se një muaj e gjysmë që thuajse gjithë kampionatet evropiane janë pezulluar, ashtu si edhe garat evropiane dhe Euro 2020.
Sidoqoftë, në mungesë të veprimit të Ligës së Kampionëve për të ardhmen e parashikueshme, ne kemi vendosur të rikujtojmë disa nga momentet më të çmendura nga arkivat e mëdha të kësaj gare, përcjell Telegrafi.
Rekordet më të mëdha të Ligës së Kampionëve
Liga e Kampionëve vazhdon dita ditës të sjell rekorde të reja, por janë 10 rekorde që po cilësohen si të ‘pathyeshme’.
E dimë që futbolli ekzistonte para vitit 1992, por te këto rekorde janë marrë parasysh epoka moderne nën emrin aktual të garës për hir të lehtësisë dhe për të shmangur disa statistika të pasakta.
Ne jemi të vetëdijshëm që çdo rekord ka potencialin për t’u thyer, por realisht është shumë e vështirë që këto rekorde të thyhen dhe në rast se thyhen do të marrë shumë kohë.
1.Het-triku më e shpejtë ndonjëherë
Sulmuesi francez, Bafetimbi Gomis ka shënuar het-trikun më të shpejt në histori të Ligës së Kampionëve në ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit në sezonin 2011/12.
Het-triku i Gomis u shënua për vetëm tetë minuta.
2.Më shumë gola nga një lojtar në një ndeshje të fazës së eliminimit direkt
Ky rekord mbahet nga legjenda argjentinas e Barcelonës, Lionel Messi.
Messi ka shënuar plot pesë gola në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit në sezonin 2011/12.
3.Më shumë ndeshje radhazi pa pranuar gol
Rekordi për më shumë ndeshje radhazi pa pranuar gol në Ligën e Kampionëve mbahet nga ish-portieri gjerman i Arsenalit, Jens Lehmann.
Lehmann ka shkuar në 10 ndeshje radhazi pa pranuar gol nga tetori 2005 deri në prill të vitit 2006.
4.Më shumë gola nga një portier
Ish-portieri i Bayern Munichut, Hans-Jorg Butt mban këtë rekord.
Butt ka shënuar tri gola në Ligën e Kampionëve.
5.Më shumë gola brenda një ndeshje
Ndeshja me më shumë gola në Ligën e Kampionëve është ajo në mes të Borussia Dortmundit dhe Legia Warsawa.
Në këtë ndeshje të sezonit 2016/17 u shënuan plot 12 gola, ku fitore shënuan gjermanët me rezultat 8-4.
6.Lojtari më i vjetër ndonjëherë
Portieri italian, Marco Ballotta është lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.
Ballotta kishte 43 vjet e 253 ditë në ndeshjen e Lazios ndaj Real Madridit në sezonin 2007-08.
7.Më shumë gola në një sezon të vetëm
Ky rekord i golave të shënuar brenda një sezoni mbahet nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo ka shënuar plot 17 gola në sezonin 2013/14 me Real Madridin.
8.Pjesëmarrja më e lartë e tifozëve ndonjëherë në një stadium
Ky rekord mbahet nga Barcelona në një ndeshje ndaj Paris Saint-Germain.
Në ndeshjen e sezonit 1994/92 në Camp Nou ishin plot 115,500 tifozë.
9.Më shumë gola nga një mbrojtës në një ndeshje
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Laywin Kurzawa mban këtë rekord.
Kurzawa shënoi tri gola ndaj Anderlechtit në sezonin 2017-18.
10.Lojtari më i ri i që ka shënuar het-trik
Ky rekord mbahet nga legjenda spanjolle, Raul Gonzalez.
Raul ka shënuar tri gola ndaj Ferencvaros në sezonin 1995/96 me vetëm 18 vjet e 114 ditë.
A do të thyhen ndonjëherë këto rekorde?
Pranojeni, disa nga këto rekorde janë thjesht të pathyeshme.
Ndërsa, po, het-triku më i shpejtë ndonjëherë dhe gola brenda një sezoni janë shumë të mundshme, ne jemi shumë të sigurt se pjesëmarrja prej 115,500 tifozëve dhe portierët që shënojnë tre gola do të mbahen edhe për dekada tjera.
Por, përsëri, rekordet duhet të thyhen dhe për sa kohë që Liga e Kampionëve vazhdon të tërheqë lojtarët më të mëdhenj nga e gjithë bota.
/Telegrafi/