Nga një rrjet social në një bankë me monedhën e saj. Sfida teknologjike e Facebook bën një hap vendimtar përpara pas prezantimit të Libra, kriptovalutës së dëshiruar nga një konsorcium i drejtuar nga kompania e Mark Zuckerberg që do të jetë funksionale duke nisur nga viti i ardhshëm.
Është pak ta quajmë revolucion, sepse Facebook ka më shumë se dy miliardë përdorues e për herë të parë mund të krijohet një valutë pa ndërhyrjen e një banke qendrore dhe që pranohet në nivel botëror.
Çfarë rreziqesh ka për përdoruesit? Kjo është pyetja që shumë i bëjnë vetes?
Çfarë është Libra?
Është një kriptovalutë e bazuar në një Blockchain burimor i menaxhuar nga një bashkim kompanish mes të cilave figuron edhe Facebook, ideatori i projektit së bashku me 27 subjekte të botës financiare, të biznesit dhe teknologjisë.
Objektivi është krijimi i një sistemi financiar botëror të aksesueshëm nga të gjithë. Aplikacioni i parë është një portofol digjital i Facebook për përdoruesit e Messenger e WhatsApp që mund të shkëmbejnë para në mënyrë të menjëhershme.
Kriptovaluta Libra do të garantohet nga një rezervë që përbëhet nga valuta ndërkombëtare dhe tituj borxhi, në mënyrë që të garantojë një stabilitet sa më të madh të vlerës.
Në këtë mënyrë kandidohet për të qenë valuta dixhitale botërore, pra si shprehje e ekonomisë.
Dallimi me Bitcoin
Bitcoin ka një Blockchain të decentralizuar në të cilin të gjithë mund të bëhen nyje në rrjet, pa asnjë autoritet qendror, ndërsa Libra është një platformë ‘permissioned’, ku nyejt janë anëtarët e bashkimit të shoqërive dhe janë ata që menaxhojnë rregullat e rrjetit, ndoshta edhe duk i ndryshuar rrugës.
Bitcoin është dëshmuar sot si sistemi më i sigurtë për të transferuar vlera në internet, rrjeti i tij nuk është goditur asnjëherë, po kanë qenë vetëm portofolët ose platformat e këmbimit.
Pyetja e hapur është se, nëse do të jetë edhe Libra e tillë?
Nyjet e kontrollit
Kriptovalutat nuk kanë akoma një rregullore të standardizuar, duke nisur nga përcaktimi i statusit të tyre juridik.
Libra do të detyrojë autoritetet financiare që të përshpejtojnë punën për kuadrin rregullator.
Është e pamohueshme që një sistem pagesash si Libra ngre pikëpyetje enorme për çështjen e ligjeve kundër pastrimit të parave.
Shërbimi do të duhet të marrë miratimin nga autoritetet evropiane dhe sipas ekspertëve do të kualifikohet si sistem pagesash.
Me kohë, Facebook dhe të mëdhenjtë e tjerë të internetit kanë kërkuar licencë bankare nga Evropa. Procesi në tërësi do të mbyllet nën kontrollin dhe monitorimin e Bashkimit Evropian, si një garanci për përdoruesit.
Ndikimi në sistemin financiar
Fjalët e presidentit dhe drejtuesit të Paypal, Dan Schulman, ku së bashku me VISA, Mastercard, Booking kanë marrë pjesë në konsirciumin pro Libra, shpjegojnë mirë se pse lëvizja e Zuckerbergut është e fortë. Pas saj është bashkëpunimi i disa gjigantëve që shohin në kriptovalutën e re një instrument potencial për të zgjeruar rrezen e tyre të veprimit.
Për ta, ky revolucion është një mundësi, por bizneset tradicionale janë në rrezik në momentin në të cilin Facebook bëhet ofrues i shërbimeve financiare përveçse i një monedhe.
Është interesante për të kuptuar tashmë se si rregullatori do të jetë i aftë që të ndalojë njeriun që ka kontrollin e jetës private të një të tretën e planetit. 2.4 miliardë persona janë të lidhur ngushtësisht mes tyre me një ekosistem aplikacionesh dhe shërbimesh si WhatsApp e Instagram. Dhe shumë prej tyre nuk kanë shkelur ndonjëherë në një banka dhe kurrë nuk do të duan ta bëjnë këtë. /Scan TV/