Pak orë na ndajnë nga ndarja e çmimit për Topin e Artë.
Janë 30 lojtarë të nominuar për këtë çmim prestigjioz, por lufta më e ashpër do të jetë ndaj Cristiano Ronaldos, Lionel Messit dhe Antoine Griezmann.
Portugezi shikohet si favoritë nga të gjithë ndjekësit e futbollit dhe kështu mendojnë edhe lexuesit e Telegrafit të cilët në sondazhin e përgatitur nga ne kanë zgjedhur CR7 si fitues të këtij çmimi.
Nga 17 mijë vota 63% shkuan për Ronaldon, 30% për Messin, kurse Jamie Vardy, Paul Pogba, Antoine Griezmann morën vetëm nga 2%.
Më poshtë keni sondazhin e plotë. /Telegrafi/