Telegrafi

Lautaro Martinez: Shpresoj që Dybala të luaj atje ku ndihet i lumtur

E ardhmja e Paulo Dybalas vazhdon të jetë ende e paqartë me largimin nga Juventusi që tani është konfirmuar.

Pas shtatë viteve qëndrim në Torino, Dybala është përshëndetur me Juventusin pasi nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Shumë skuadra janë vënë pas argjentinasit si Roma, Inter, Atletico Madrid e Tottenham Hotspur, por ai ende nuk ka vendosur se cilës do t’i bashkohet.

Për të ardhmen e sulmuesit argjentinas ka folur edhe bashkëkombësi i tij Lautaro Martinez, i cili u pyet nëse do të luajnë së bashku me Dybalan edicionin e ardhshëm te Interi.

“Nuk kemi folur për këtë temë me Dybalan. Kemi folur për shumë gjëra, për situatën e tij dhe gjithçka tjetër, por për momentin mendojmë për kombëtaren dhe e ardhmja e tij do të vendoset kur këto ndeshje të përfundojnë”.

“Është një lojtar me kualitet, personalitet dhe shpresoj që ai të luaj atje ku ndihet më i lumtur”, ka deklaruar Lautaro Martinez.

Lexo po ashtu Një takim dhe përqafim i ngrohtë me Zanettin - Dybala shton zërat se po i bashkohet Interit

Raportimet e fundit në Itali bëjnë me dije se argjentinasi synon një pagë prej shtatë milionë eurove në sezon plus bonuset, pagë që janë gati t’ia dhurojnë si Interi ashtu edhe Roma. /Telegrafi/