Telegrafi

Laporte vendos rekord të madh në Ligën Premier – lë pas emra si Drogba, Alexander-Arnold dhe Makelele

Aymeric Laporte ka vendosur një rekord të ri në kampionatin elitare anglez, Ligën Premier.

Mbrojtësi i Manchester Cityt bëri paraqitjen e tij të 100-të në Ligën Premier në fitoren 2-0 kundër Burnley në Turf Moor të shtunën pasdite.

Fitorja e sotme e çon Laporten drejt një rekordi të madh, që nuk e ka arritur asnjë lojtarë më herët në histori të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Man City fiton pa vështirësi ndaj Burnleyt dhe rimerr kreun e Ligës Premier

Me këtë fitore, Laporte arrin në total 254 pikë të mbledhura, më shumë se çdo lojtar tjetër që ka arritur në 100 ndeshjet e tyre të para në kampionatin anglez.

Ky rekord është për tetë pikë më shumë se më i miri i mëparshëm prej 246 pikësh, i cili ishte vendosur nga Didier Drogba te Chelsea dhe më pas e barazoi portieri Ederson pas mbërritjes së tij në City në vitin 2017.

Trent Alexander Arnold i Liverpoolit është i radhës me 245 pikë nga 100 ndeshjet e para, i ndjekur nga ish-qendërmbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic me 243.

Gabriel Jesus zë vendin e gjashtë me 242 pikë, ndërsa tre lojtarë të Cityt e shohin veten në ‘top 10’. /Telegrafi/