Sipas asaj që raporton AS, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta po mendon t’i bëjë së bashku Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin, duke ofruar Antoine Griezmann ose Philippe Coutinho te Juventusi.
E ardhmja e portugezit në Torino është në dyshim pasi i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Zonjën e Vjetër.
Sipas disa raportimeve në Itali, Juventus është i hapur për të shitur ish-yllin e Real Madridit për 29 milionë euro në verë, por Ronaldo do të vendosë të ardhmen e tij në klub vetëm në fund të Euro 2020.
Agjenti i tij, Jorge Mendes ishte në Milano disa javë më parë, por nuk u takua me drejtuesit e Juventusit.
AS raporton se Barcelona është një nga destinacionet e mundshme për Cristiano Ronaldon pasi presidenti i katalanuas, Joan Laporta po ëndërron të sjellë CR7 në Nou Camp.
Sipas raportimit, Laporta dëshiron të ofrojë Antoine Griezmann, Sergi Roberton ose Coutinhon në një marrëveshje shkëmbimi për të nënshkruar legjendën e Real Madridit.
Pavarësisht situatës së vështirë financiare të Barcelonës, katalanasit mund të ofrojnë ‘një marrëveshje huazimi dhe të përdorin pagën Griezmannit dhe Coutinhos për të paguar 36-vjeçarin.
Besohet gjithashtu se të ardhurat e Barcelonës do të dyfishohen nëse Ronaldo bashkohet me Messin në Nou Camp. /Telegrafi/
Laporta's long shot: Barça chief dreaming of bringing Ronaldo and Messi together at Camp Nouhttps://t.co/cTszw9MXLs
— AS USA (@English_AS) June 21, 2021