Telegrafi

La Liga zgjedh formacionin më të mirë të transferimeve të verës (Foto)

Skuadrat spanjolle nuk kanë qëndruar duarkryq në afatin kalimtar veror, pasi kanë kryer transferimet që i kanë cilësuar si të nevojshme.

Ekipet e mëdha nga La Liga si Real Madridi, Barcelona, Sevilla apo edhe Villarreali dhe Valencia kanë kryer nga disa transferime këtë afat kalimtar të verës.

Lexo po ashtu Përfundon afati kalimtar edhe në Spanjë: Këto janë zyrtarizimet kryesore të sotme (Foto)

Disa nga këto transferime kanë zënë vend në formacionin më të mirë të zgjedhur nga faqja e La Ligas, përcjell Telegrafi.

Në këtë 11-she të zgjedhur nga La Liga janë zgjedhur Ousmane Dembele i Barcelonës, Theo Hernandez i Real Madridit, por edhe Nolito i Sevillës.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar veror 2017 - Të gjitha zyrtarizimet dhe tentativat e ditës së fundit (Foto/Video)

Në formacionin e zgjedhur nuk kishte si të mungonte edhe blerja e Carlos Baccas nga Villarreali, por edhe ato të Goeffrey Kondogbia nga Valencia dhe Emre Mor nga Celta Vigo.

Në këtë 11-she të zgjedhur nuk bënë pjesë edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, i cili kaloi tek Real Sociedad nga Manchester Unitedi. /Telegrafi/

Formacioni i zgjedhur nga La Liga: