Los Angeles Galaxy thuhet se ka provuar transferimin e Lionel Messi nga Barcelona.
Ylli argjentinas ka kaluar një muaj mes turbullirave pas përplasjeve publike mes tij dhe drejtorit sportiv të Barcelonës, Eric Abidal.
Këto përplasje kanë bërë që mediat të shkruajnë rreth krisjes së raporteve të Messit dhe klubit, duke e lidhur sulmuesin me një largim nga Camp Nou.
Sipas gazetarit të njohur John E.Rojas, LA Galaxy thuhet se ka bërë kontakt me njerëzit e Messit për të pyetur nëse ylli i klubit dëshiron të largohet nga Barcelona.
Argentinian media discussing how #LAGalaxy’s GBS called Messi’s dad after Zlatan left to see how turmoil in #FCBarcelona was affecting Lionel and if the player has a plan to move forward, thinking the #MLS club could be an option @RobAbramowitz @jguesman @GalaxyPodcast @kbaxter11
— John E. Rojas (@jrojasa75) February 18, 2020
Largimi i Zlatan Ibrahimovicit ka çliruar para në buxhetin e pagave për të marrë një nënshkrim të ri dhe drejtuesit e klubit kishin etiketuar pikërisht pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Përveç LA Galaxy me transferimin e Messit është lidhur edhe Manchester City dhe Juventusi. /Telegrafi/