Telegrafi

Kurti sot pasdite pret në takim policët që u lënduan në luftimin e kontrabandës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për lëndimin e pesë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gjatë një aksioni për ndalimin e kontrabandës me mallra në veri të vendit.

Kurti ka shprehur falënderim për trimërinë dhe profesionalizmin e treguar nga pjesëtarët e policisë.

Lexo po ashtu Lëndohen pesë zyrtarë policor në veri, u goditen në veturë nga një kamion i cili po kontrabandonte mallra dhe tentoi të ikte

“I kemi pesë zyrtarë policorë të lënduar në veri duke luftuar kontrabandën, mund të shpreh falënderimin për trimërinë dhe profesionalizimin e tyre të treguar. Shpresoj që prokuroria e gjyqësori të jenë në nivel të detyrës e mos të na përsëriten gjëra të tilla”, tha Kurti.

Kryeministri bëri të ditur se sot pasdite në zyrën e tij do të pres policët e lënduar.

“Pasdite në orën 17:00 do ti pres në takim policët e lënduar në zyrën e kryeministrit në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës”, tha Kurti. /Telegrafi/