Site icon Telegrafi

Kurti përmes një videoje i bashkohet kampanjës botërore “Ngrihuni për Ukrainën”

Kryeministri Albin Kurti, i është bashkuar kampanjës botërore “Ngrihuni për Ukrainën”.

Përmes një video-incizimi në gjuhën angleze, fillimisht ka thënë se Kosova i është bashkuar frontit demokratik duke i rreshtuar sanksionet ndaj Federatës Ruse.

Ai tha se ‘teksa pushtimi i pajustifikueshëm rus ndaj Ukrainës dhe popullit të saj vazhdon, imazhet që shikojmë na bëjnë të kuptojmë, rëndësinë e jashtëzakonshme të unitetit dhe solidariteti evropian’.

“Teka BE-ja dhe perëndimi në përgjithësi janë përgjigjur në mënyrë të unifikuar edhe Kosova i është bashkuar frontit demokratik duke i rreshtuar sanksionet ndaj Federatës Ruse”.

Tutje Kurti tregoi për gatishmërinë e shtetit të Kosovës për t’i strehuar refugjatët ukrainas.

Po ashtu theksoi ndarjen e fondeve në aspektin humanitar.

“Për t’i dalë në ndihmë Ukrainës, u zotuam se do t’i strehojmë 5 mijë refugjatë. Po ashtu kemi ndarë fonde si ndihmë humanitare për Ukrainën, si dhe një fond specifik për të mirëpritur 20 gazetarë ukrainas dhe t’i sigurojmë atyre kushte jetese dhe pune në Kosovë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version