Virgil van Dijk shpreson që me përvojën e tij ta ndihmojë Liverpoolin që ta kalojë Barcelonën për të kaluar në finale, por ndeshja e tij e fundit kundër katalunsave ishte një tmerr i vërtet, kur ky i fundit ishte pjesë e Celticut.
Liverpooli që po lufton për titull në Ligën Premier, është edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi e eliminoi Porton.
Djemtë e Jurgen Klopp janë të vetëdijshëm se para tyre kanë një detyrë të vështirë.
Sidoqoftë, një llogari në rrjetet sociale që shkruan për Liverpoolin, LFCGlobe, e ka kujtuar ndeshjen e fundit që Van Dijk e zhvilloi kundër kampionëve të La Ligas, në Camp Nou në vitin 2013.
Virgil van Dijk playing for Celtic vs Barcelona at the Nou Camp back in 2013. pic.twitter.com/H9clOkHhJf
— LFC Globe (@LFCGlobeUK) April 18, 2019
27-vjeçar luante për Celticun në atë kohë dhe tregoi një paraqitje të fortë individuale, por kjo nuk ndihmon aspak skuadrës së tij që pësoi me rezultat 6-1.
Shumë tifozë e kanë kujtuar këtë me postime në rrjetet sociale.
Ish ylli i Southamptonit ka folur për përballjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, duke thënë se nuk e di se si ndalet Lionel Messi.
“Si do t’ia bëni? Nuk e di, do të shohim”, deklaroi Van Dijk pas ndeshjes me Porton. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZSiNj_8U__4