Telegrafi

Kuleba i Ukrainës thotë se lufta do të dukej shumë ndryshe nëse ata do të merrnin ndihmë ushtarake “në kohën e duhur”

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë do t’i kishin besuar më shumë Kievit – dhe do të kishin siguruar armët që Kievi kërkoi në muajt para fillimit të agresionit rus në fund të shkurtit – mijëra jetë mund të jenë shpëtuar.

“Partnerët tanë hezituan”, ka thënë Kuleba, në një intervistë me Politico në Kiev, përcjell Telegrafi.

Në këtë kontekst ai ka pretenduar se atij iu tha në mënyrë të përsëritur nga homologët e tij perëndimorë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të urdhëronte një sulm në shkallë të plotë ndaj vendit të tij se do të duheshin javë, nëse jo muaj, për të trajnuar ukrainasit për shumë nga armët më të avancuara që ata kërkuan, të tilla si sistemet e mbrojtjes ajrore.

Lexo po ashtu Njihuni me "hakerët ukrainas që po luftojnë Rusinë nga shtëpitë e tyre" - ata janë rreth 300 mijë

“Por nëse do të kishim dëgjuar që në fillim për të gjitha armët që duhet të marrim, nëse nuk do të duhej të kalonim orë e ditë për t’u shpjeguar partnerëve në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara pse na duhet konkretisht kjo armë dhe jo një tjetër, ne do t’i kishim marrë të gjitha këto armë deri tani”, ka thënë Kuleba.

“Ne do të kishim trajnuar të gjithë njerëzit dhe situata në terren do të ishte shumë më ndryshe, do të kishte qenë shumë më mirë”.

“Këtu të gjithë ne humbëm kohë dhe e lejuam Putinin të fitonte atë që nuk duhej të kishte fituar”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/