Nicolo Zaniolo është i interesuar të kthehet në Itali, pas sezonit të kaluar te Galatasaray – njofton Il Corriere dello Sport.
23-vjeçari u largua nga Roma në pjesën e dytë të sezonit duke mos qenë i kënaqur me trajtimin në Stadio Olimpico.
Klubi nga Stambolli i ka vënë një klauzolë prej 30 milionë eurosh në rastin e nënshkrimit të kontratës, ndërsa italiani tashmë e ka rikthyer formën e tij.
Sipas Il Corriere, përkundër klauzolës, Galatasaray do ta lejonte largimin e tij për një shumë rreth 25 milionë euro.
Atletico Madridi, Tottenham Hotspur, Arsenali e West Ham United, janë përmendur si destinacione të mundshme. Mirëpo, Zaniolo dëshiron të kthehet në Serie A, ku Juventusi është duke i shqyrtuar opsionet e transferimit. /Telegrafi/