Në një kthesë të papritur për të ardhmen e Ousmane Dembeles që nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me Barcelonën, kështu që Juventus, Manchester United dhe Chelsea kanë kthyer interesimin për sulmuesin.
Marrëveshja e tij aktuale do të skadojë në qershor 2022, kështu që ai duhet të shitet në janar për të shmangur humbjen, pasi mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Kjo do të ishte një goditje shkatërruese duke marrë parasysh se Blaugranat paguan 135 milionë euro për ta marrë atë nga Borussia Dortmund në 2017.
Pas muajsh negociatash të tensionuara, dukej sikur ishte bërë një marrëveshje për të nënshkruar një zgjatje dhe për të mbetur në “Camp Nou”.
Mirëpo, gazetari Gerard Romero mbrëmjen e sotme, ka bërë të ditur se Dembele nuk do të nënshkruajë kontratën e re dhe negociatat janë ndërprerë plotësisht.
Klube si Juventus, Manchester United dhe Chelsea janë kthyer kah lojtari që do të mbetet i lirë në qershor.
Dembele rezultoi pozitiv për COVID-19 dhe ka bërë vetëm tetë paraqitje për Barcelonën këtë sezon, ku ka kontribuar me dy asistime. /Telegrafi/