Telegrafi

Kryeministri polak i ashpër me Macronin: A do të negocioje edhe me Hitlerin sikurse me Putinin?

Kryeministri polak u tregua së fundi i ashpër me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili është ndër liderët e vetëm evropianë që po bisedon me presidentin rus, Vladimir Putinin.

Mateusz Morawiecki ka pyetur të parin e shtetit francez se çfarë ka arritur përmes bisedave me presidentin rus teksa ka bërë një krahasim mes Putinit dhe Adolf Hitlerit, i cili ishte shkaktari kryesor i krimeve makabre kundër hebrenjve në Gjermani.

“Sa herë keni negociuar me Putinin dhe çfarë keni arritur? Ne nuk diskutojmë, nuk negociojmë me kriminelë. Kundër kriminelëve duhet luftuar. Askush nuk negocioi me Hitlerin. A do të negocionit me Hitlerin, me Stalinin, me Pol Potin?”, pyeti kryeministri polak, raporton theguardian.

Lexo po ashtu Kryeministri polak fajëson Gjermaninë: Ata janë pengesa kryesore që nuk ka sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Macron gjatë ditës së sotme deklaroi se duhen sanksione të reja kundër Rusisë, por duket se gjermanët po kundërshtojnë ashpër.

Polaku ka pohuar se Gjermania është pengesa kryesore për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj shtetit rus.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/