Site icon Telegrafi

Kovacic shkroi historinë pasi fitoi Kupën e Botës për Klube me Man Cityn

Mesfushori kroat i Manchester Cityt, Mateo Kovacic ka arritur një rekord që askush më parë nuk ka qenë në gjendje ta arrijë.

Manchester City fitoi Kupën e Botës për Klube për herë të parë në histori, pasi në finalen e edicionit të sivjetshëm, kampioni i Evropës ka mposhtur Fluminensen me rezultat 4-0.

Ky është titulli i 11-të radhazi për klubet evropiane dhe i 16-ti në total nga 20 të mundshëm.

Lexo po ashtu Përleshja Walker-Melo vodhi gjithë vëmendjen pas Kupës së Botës për Klube, u përfshi edhe Grealish

Kovacic shkroi historinë e futbollit

City shkroi histori duke fituar trofeun e tyre të parë të Kupës së Botës për klube, por lojtari i tyre Kovacic ka shkruar historinë e futbollit në një tjetër aspekt.

Përfaqësuesi kroat u bë lojtari i parë që fiton titullin e kampionit të botës për klube me fanellat e tre klubeve të ndryshme.

Ai më parë e ka fituar këtë garë dy herë si lojtar i Real Madrid (2016, 2017) dhe një herë si lojtar i Chelseat (2021). /Telegrafi/

Exit mobile version