Site icon Telegrafi

Kosova me pesë xhudistë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

(Foto: Instagram/driton_toni_kuka)

Federata Botërore e Xhudos (IJF) ka konfirmuar të martën listën e xhudistëve tanë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’.

IJF e ka publikuar listën zyrtare të xhudistëve të kualifikuar për evenimentin e madh sportiv, ndërsa Kosova përfaqësohet me pesë xhudistë.

Më poshtë jua sjellim ekipin e Kosovës:

(Foto: IJF)

Distria Krasniqi (-48Kg)
Majlinda Kelmendi (-52Kg)
Nora Gjakova (-57Kg)
Loriana Kuka (-78Kg)
Akil Gjakova (73Kg)

Padyshim se kjo është një arritje tjetër e madhe e ekipit tonë të xhudos nën orkestrimin e trajnerit të sukseseve, Driton Kuka. /Telegrafi/

Exit mobile version