Telegrafi

Kokcu refuzon Arsenalin, Chelsean dhe Barcelonën, vazhdon kontratën me Feyenoordin

Orkun Kokcu. (Photo by Mark Runnacles/Getty Images)

Mesfushori i talentuar turk, Orkun Kokcu ka refuzuar largimin nga klubi holandez Feyenoord.

Shumë skuadra të mëdha evropiane ishin në garë për të, përfshirë Barcelonën, Arsenalin e Chelsean.

Madje më së afërmi të nënshkruajë me të ishte gjiganti londinez Arsenal, duke bërë edhe një ofertë zyrtare.

Topçinjtë kishin ofruar 22 milionë euro për transferimin e turkut, ofertë që u hodh poshtë nga Feyenoord.

Tani gjiganti holandez ka bërë zyrtare vazhdimin e bashkëpunimit me lojtarin.

Kokcu ka nënshkruar kontratë të re afatgjate e cila e mbanë në Eredivisie deri në verën e vitit 2025.

Kësisoj lojtari këtë verë nuk pritet të largohet nga klubi, por në rast se vazhdon shkëlqimi i tij atëherë në afatet e ardhshme kalimtare mund të bëjnë përpjekje përsëri skuadrat e mëdha. /Telegrafi/