Interi, Chelsea dhe Paris Saint-Germaini do të garojnë në afatin e janarit për shërbimet e Victor Lindelof.
Futbollisti i Benficas ka një klauzolë në vlerë prej 30 milionë eurosh, prandaj cilido nga klubet që dëshiron ta blejë duhet të shpenzojë shumë.
Për më shumë, na rast të rinovimit para hapjes së afatit kalimtar, çmimi i 22-vjeçarit mund të shkojë deri në 45 milionë euro.
Interi është klubi më i interesuar, por duhet ta mposhtë konkurrencën e Chelseat dhe PSG-së.
Një përparësi e Nerazzurrëve është se kanë afërsi me agjentin e lojtarit, Fali Ramadani, i cili e menaxhon edhe Stevan Joveticin. /Telegrafi/