Site icon Telegrafi

Klubet e mëdha e duan Tolisson

Corentin Tolisso është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në botë.

Mesfushori francez, ka pasur një stinor të mrekullueshëm me skuadrën e tij Olympique Lyon.

Tolisso është treguar vendimtar për ekipin e tij si në Ligue 1 ashtu edhe në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës ku kishte paraqitje të shkëlqyeshme.

Paraqitjet e tij të mira kanë vënë në alarm klubet e mëdha evropiane të cilat duan transferimin e tij.

Kampioni i ri i Italisë, Juventus mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me Tolisson, por ‘Zonja e Vjetër’ në Itali ka konkurrencën e Interit.

Në Angli, Manchester City dhe Chelsea janë dy skuadrat që e duan me çdo kusht transferimin e tij.

Ndërsa së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e francezit janë futur edhe Real Madrid dhe Bayern Munich.

Lyon e vlerëson shumë yllin e saj, mirëpo është e gatshme ta lë të lirë vetëm për një shumë prej 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version