Telegrafi

Klubet e interesuara nuk japin më shumë se 30 milionë euro, por Brescia nuk e ul çmimin e Tonalit

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Brescia është duke kërkuar 50 milionë euro për mesfushorin Sandro Tonali, ndërkohë që klubet e interesuara nuk duan të shkojnë përmbi 30 milionë euro.

20-vjeçari po zhvillon sezonin e parë në Serie A, ndërsa skuadra në të cilën luan rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit italian.

Nga ana tjetër, Tonali gjithmonë ka shprehur dëshirë që të luajë për klubet e mëdha italiane, derisa Juventusi, Interi dhe Milani, i duan shërbimet e tij.

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, sipas La Gazzetta dello Sport, Brescia akoma nuk e ka në plan që ta ulë çmimin edhe pse në sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B.

Lexo po ashtu Me ardhjen e Hakimit dhe dy transferime të tjera të mëdha, kështu pritet të duket Interi i sezonit të ardhshëm

Nga ana tjetër, klubet e interesuara nuk ofrojnë më shumë se 30 milionë euro, kjo do të thotë se klubi që e pronëson do të detyrohet ta ulë çmimin e lojtarit që ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/