Site icon Telegrafi

Klubet angleze që bënë më së shumti shpenzime për sezonin 2020/2021

(Fotomontazh: Twitter/LDN)

Në secilin afat kalimtar tashmë është e rëndomtë që klubet nga Liga Premier të bëjnë shpenzime të shumta.

Kështu ndodhi edhe para fillimit të sezonit 2020/2021, përkundër krizës financiare që shkaktoi pandemia e coronavirusit.

Sipas Transfermarkt, Chelsea është klubi që ka bërë më së shumti shpenzime (247.2 milionë euro) në transferimin e shtatë lojtarëve.

Në vend të dytë është Manchester City (156.8 milionë euro) që ka transferuar gjashtë futbollistë, kurse top-treshen e përmbyll Leeds United (105.2 milionë euro) me tetë lojtarë të angazhuar.

Kampioni Liverpool ndodhet në vend të nëntë në këtë renditje (79.7 milionë euro) me vetë tri transferime të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version