Memphis Depay vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij nëse do të mbetet ose do të largohet nga Barcelona.
Sulmuesi holandez iu bashkua katalunasve verën e vitit të kaluar nga Lyon për një marrëveshje dy vjeçare.
Depay ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e tij të parë me Barçen ku ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Megjithatë holandezi ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi Barcelona mund ta shes nëse vije oferta e duhur.
28-vjeçari mund të rikthehet në Angli ose të vazhdoj karrierën në Itali ku ka dosa ekipe që janë vënë pas tij.
Arsenal, Newcastle United, Everton dhe West Ham United janë katër skuadrat angleze që e pëlqejnë holandezin.
Ndërkohë Depay pëlqehet edhe nga Juventusi e Napoli në Serie A, por edhe Roma po e monitoron situatën e tij.
Barcelona po pret oferta për yllin e skuadrës, derisa në rast se arrijnë Lewandowskin, katalunasit synojnë ta shesin Depayn për 20 milionë euro. /Telegrafi/