Site icon Telegrafi

Klopp: Unë jam fajtori, jo futbollistët e rinj

Jurgen Klopp ka folur pas eliminimit të turpshëm të Liverpoolit nga Wolverhampton.

Liverpooli ka humbur në shtëpi me rezultat 2-1 ndeshjen e 1\16-të të Kupës FA ndaj Wolves, ku u fajësua shumë për zgjedhjen e disa të rinjve si titullar.

Lexo po ashtu Eliminim i turpshëm i Liverpoolit nga Kupa FA (Video)

Por, trajneri gjerman pas ndeshjen ka deklaruar se ai është përgjegjës për këtë humbje dhe jo futbollistët.

“Ishte një paraqitje shumë e keqe, ka filluar keq dhe nuk kishte si të bënim më mirë. Nuk kemi shumë gjëra të mira për të thënë”, ka thënë Klopp i mërzitur pas eliminimit, përcjell Telegrafi.

“Unë jam përgjegjës, nuk lejohet të fajësohen vetëm lojtarët e rinj. Unë jam 100 për qind përgjegjës për këtë paraqitje të keqe”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version