Telegrafi

Klopp takon personalisht agjentin Raiola, dëshiron transferimin e Kluivertit

Justin Kluivert (Getty Images)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka takuar këtë javë ballë për ballë super agjentin, Mino Raiola.

Sipas mediumit të njohur Tuttomercatoweb, Klopp ka mbajtur bisedime me Raiolan rreth disponueshmërisë së talentit të Ajaxit, Justin Kluivert.

Klopp është në treg këtë verë për një mesfushor të ri me tipare sulmues dhe Kluivert i përshtatet kërkesave të tij.

Lexo po ashtu Mourinho dëshiron Kluivertin te Unitedi

Raiola është përplasur me drejtuesit e Ajax mbi situatën e kontratës së Kluivert dhe tani pritet të largoj atë nga klubi pasi ka marrëveshje vetëm edhe për një vit.

Kluivert njihet për teknikën e madhe, por edhe golat e asistimet (Getty Images)

Manchester Unitedi i është ofruar gjithashtu Kluivertit, ashtu sikurse Roma dhe gjatë verës mund të ketë një ankand për shërbimet e tij.

Por, tani Klopp është në kontakt me Raiolan për zgjidhjen e një marrëveshjeje për anësorin e Kombëtares së Holandës.

Lexo po ashtu Kluivert: Barcelona është ëndrra ime

Përveç trajnerit gjerman interesim serioz për talentin holandez ka shprehur edhe Jose Mourinho, i cili e ka ftuar personalisht në Old Trafford.

Megjithatë, transferimi i Kluivert në Ligën Premier do të jetë i vështirë për të dyja skuadrat, pasi lojtari ka deklaruar se ëndrra e tij është Barcelona. /Telegrafi/