Jurgen Klopp nuk po arrin t’i kuptojë ende veprimet e Vladimir Putin, duke kërkuar që Rusia t’i ndalojë sulmet ndaj Ukrainës.
Shteti rus po vazhdon me agresorin e tyre ndaj ukrainasëve, duke detyruar qytetarët e këtyre të fundit ta lëshojnë vendit, ndërsa aty po qëndrojnë vetëm burrat për t’iu kundërvënë sulmeve të tyre.
Strategu i Liverpoolit në një konferencë për media pas triumfit në Carabo Cup ka thënë disa ish-lojtarë të tij tani janë në ose afër vijës së frontit në Ukrainë.
“Unë nuk po mund ta besoj. Unë jam 54 vjeçar, pothuajse 55 dhe nuk mund ta kuptoj se si një i rritur mund ta sjellë gjithë botën në një situatë të tillë, veçanërisht njerëzit në Ukrainë”, ka deklaruar fillimisht gjermani.
“Njoh shumë ukrainas dhe rusë të mëdhenj. Natyrisht që nuk ka të bëjë me njerëzit, është lufta e një njeriu vërtet të keq”.
“Duhet të tregohemi solidarë. Është gjithmonë kështu në kohë të errëta, keni nevojë për momente kur mund të mendoni për diçka”.
“Është vërtet e vështirë ta durosh. Javën e fundit të gjithë kemi qenë në telefon gjatë gjithë kohës. Ish-lojtarët e mi ndoshta janë në luftë tani, nuk e di saktësisht a janë kthyer të gjithë në shtëpi?”.
“Duket se ne nuk mund ta ndalojmë Putinin, por të paktën mund t’i krijojmë më shumë probleme sesa priste. Ndoshta kjo do t’i ndihmojë njerëzit në Ukrainë”, ka shtuar më tej gjermani.
FIFA dhe UEFA në pasditen e së hënës vendosën të përjashtonin Rusinë nga play-offi i Kupës së Botës dhe nga çdo garë ku marrin pjesë klubet e tyre, si shenjë proteste ndaj sulmit në Ukrainë. /Telegrafi/