Jurgen Klopp ka mbajtur një fjalim frymëzues dhe emocionues njëkohësisht përpara ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Barcelonës.
Liverpooli ka arritur ta bëjë një nga rikthimet më të çmendura në botën e futbollit, pasi nga humbja 3-0 në Camp Nou në ndeshjen e parë, arriti të fitojë 4-0 në Anfield dhe të kalojë në finale.
Megjithatë, ky rikthim i klubit anglez si duket ka qenë i gjithi i frymëzuar nga trajneri Klopp.
Është mbrojtësi Dejan Lovren, i cili ka zbuluar se trajneri gjerman mbajti një fjalim mahnitës para ndeshjes kthyese me Barcelonën.
“Para ndeshjes ai bëri një fjalim të mahnitshëm”, ka thënë fillimisht Lovren.
“Ishte diçka e shkëlqyer dhe mendoj se ai na ngriti shumë lartë. Ai na tha vetëm ‘Besoni! Vendoseni në mendjen tuaj se mund t’ia dalim’. Ishte diçka që nuk e kishim dëgjuar kurrë më parë”.
“Djema, besoni. Një ose dy gola, edhe nëse nuk shënojmë në 15 ose 20 minutat e para, duhet të besojmë në minutën e 65-të, 66-të, 67-të që mund të shënojmë dhe pastaj me Anfield pas nesh, besoni djema, ne mund t’ia dalim”.
“Ne e bëmë atë një herë kundër Dortmundit, ne mund ta bëjmë atë sonte. Vetëm tregoni guxim (duke iu referuar gjenitaleve) sonte, ‘Dhe ne ia dolëm!”, përfundoi kroati. /Telegrafi/