Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ringjallur interesimin e tij afatgjatë në mesfushorin e Real Madridit, kroatin, Mateo Kovacic.
Klopp ka ndjekur Kovacicin që nga koha e tij në krye të Borussia Dortmundit dhe ka bërë hetimet e para për disponueshmërinë së tij gjatë verës së kaluar.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, trajneri gjerman është i gatshëm të provojë përsëri për reprezentuesin e Kroacisë për tregun kalimtar dimëror.
Me Emre Can që po refuzon të nënshkruajë kushtet e reja me Redsat, drejtuesit e Redsave janë në kërkim të emrave të ri.
Pikërisht emri i Kovacicit është në shqyrtim në Liverpool si një zëvendësim adekuat i gjermanit.
Pavarësisht se është vlerësuar shumë brenda Realit, Kovacic i ka thënë trajnerit Zinedine Zidane se ai është i gatshëm të largohet nëse ai nuk merr garanci për të luajtur rregullisht.
Ndryshe, Kovacic është një emër shumë i kërkuar në ligat e mëdha evropiane dhe Liverpooli pritet të ketë konkurrencë të madhe për transferimin e tij.
Kjo pasi interesim të madh për shërbimet e tij kanë shprehur edhe gjigantët italianë, Milani dhe Juventusi. /Telegrafi/