Telegrafi

Klopp: Finalja e Ligës së Kampionëve në Madrid është në rregull, por ajo e Ligës së Evropës në Baku është vendim qesharak

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka lavdëruar vendimin për të luajtur finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid, ndërsa atë të Ligës së Evropës në Baku e ka cilësuar si shumë qesharak.

Jurgen Klopp ka folur rreth finaleve të mëdha të Ligës së Kampionëve dhe asaj të Ligës së Evropës, ku ka pasur kritika rreth vendimit për garën e dytë.

“Mendoj se Madridi është i shtrenjtë, por së paku nuk duhet të shkosh në anën tjetër të botës. Të shkosh në Baku për finalen e Ligës së Evropës është shumë qesharake”, ka thënë fillimisht Klopp.

Lexo po ashtu Klopp mbajti një fjalim frymëzues para ndeshjes me Barcelonën: Kemi Anfieldin mbrapa, besoni djema se mund t'ia arrijmë

“Këta njerëzit që marrin vendime të tilla, nuk e di se çfarë hanë për mëngjes?”.

Klopp do ta luaj finalen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve me Reds (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Vitin e kaluar ishim në Kiev, i cili është një qytet i mrekullueshëm, por për një ekip në pjesën tjetër të botës nuk është destinacion i pëlqyeshëm”.

“Madridi është i përgatitur për festën që do të bëhet atje, por Baku? Nuk kam asnjë ide se si shkohet atje, apo nëse ka një linjë të rregullt fluturimesh”.

Lexo po ashtu Liga Premier kthehet për të sunduar mbi Evropën – Liverpool–Tottenam për Ligën e Kampionëve, Arsenal-Chelsea për Ligën e Evropës

“Këto vendime duhet të jenë më të arsyeshme pasi më duken të paarsyeshme”, përfundoi trajneri gjerman i Liverpoolit.

Ndryshe, Reds në finale do të luajnë me Tottenham Hotspur, ndërsa në finalen e Ligës së Evropës do të përballen dy klubet londineze, Arsenali dhe Chelsea. /Telegrafi/