Site icon Telegrafi

Klopp dëshiron që Liverpooli të rivalizojë Chelsean për Wernerin

Klubet e mëdha angleze, Liverpooli dhe Chelsea po ndjekin sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Liverpooli është i interesuar të sfidojë deri në fund Chelsean për sulmuesin gjerman, i cili vlerësohet 60 milionë funte.

Werner është njëri nga sulmuesit më të lakmuar në Evropë dhe ka tërhequr interesim nga Bayern Munichu, Real Madridi si dhe dy ekipet e Ligës Premier.

Lexo po ashtu Werner ia mbyll syrin klubeve angleze: Liga Premier është kampionati më interesant

Fillimisht ishin Blutë ata që u dukën favorit për 23-vjeçarin gjerman, pasi ndalimi i transferimeve të tyre u zvogëlua në fund të vitit të kaluar.

Por, Jurgen Klopp është gjithashtu një tifoz i madh i yllit të RB Leipzig, i cili ka shënuar 20 gola në 18 paraqitje në Bundesliga deri më tani këtë sezon.

Lexo po ashtu Chelsea vihet seriozisht pas Timo Werner

Trajneri i Liverpoolit thuhet se është i përgatitur të shkojë ‘kokë më kokë’ me Frank Lampard për të rrëmbyer sulmuesin gjerman.

Leipzig ndërkohë mbetet në krye të Bundesligës pasi dy golat Wernerit ia siguruan atyre një fitore 3-1 ndaj Union Berlin të shtunën. /Telegrafi/

Exit mobile version