Klauzolat janë një pjesë e posaçme e kontratës së një lojtari, e cila shpesh herë është vendimtare në të ardhmen e tij.
Këtë herë jemi ndalur te ato te Serie A pasi kampionati elitar italian në sezonin e fundit është mbushur me lojtarë cilësor që kërkohen nga të gjithë.
Sipas Sky Sport, lojtari me klauzolën më të madhe është Mauro Icardi.
Argjentinasi ka një klauzolë prej 110 milionë euro, por që vlen vetëm për klubet joitaliane.
Pas tij vjen Andrea Belotti i Torinos, ku italiani ka klauzolë prej 100 milionë eurosh.
Në vendin e tretë është Kevin Strootman me 45 milionë euro, ndërsa Suso renditet i katërti me 40 milionë.
Top pesëshja mbyllet nga Lorenzo Pellegrini me 30 milionë euro.
I gjashti është Dries Mertens me 28 milionë, kurse dy të fundit janë dyshja e Sampdorias, Dennis Praet (26 milionë) dhe Lucas Torreira (25 milionë euro). /Telegrafi/