Antoine Griezmann është njëri nga lojtarët më të mirë gjatë këtij kampionati evropian.
Sulmuesi francez ka treguar formë të jashtëzakonshme me Francën, duke udhëhequr Kombëtaren e tij drejt çerekfinales.
Edhe pse ditë më parë ai ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021, Atletico i ka lënë një mundësi largimi.
Të gjitha skuadrat që e dëshirojnë lojtarin mund ta marrin atë, pasi finalistët e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid i ka vënë një klauzolë largimi.
Ajo skuadër që do të paguajë 100 milionë euro do të jetë e lirë të futet në bisedime me lojtarin për ta transferuar atë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Në garë për lojtarin janë skuadra të mëdha si Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester United.
Kujtojmë që Griezmann iu bashkua Atletico Madridit dy vite më parë nga skuadra tjetër spanjolle Real Sociedad për 30 milionë euro.
25-vjeçari edicionin që sapo lamë pas ka shkëlqyer duke shënuar 32 gola në të gjitha garat, ku 22 nga ta ishin në La Liga, ndërsa ka shtuar edhe 11 asistime. /Telegrafi.