Telegrafi

Serbët mblidhen para stacionit policor dhe gjykatës në veri – inspektori komunal kishte kërcënuar liderin serb lokal

Inspektori komunal N.R që ishte raportuar se ka sulmuar liderin serb lokal të iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe”, Aleksandar Arsenijeviq momentalisht po jep deklaratë në stacionin Policor të Kosovës në pjesën në Mitrovicë të Veriut.

Sipas medieve lokale serbe, inspektori është paraqitur vetë në stacionin policor.

“Ai ka ardhur me vullnetin e tij, sepse ka dashur ta sqarojë këtë situatë, të cilën nuk e ka shkaktuar dhe që po i shkakton vetëm shqetësim”, ka thënë avokati Nebojsha Vlajiq.

Lexo po ashtu Lideri lokal serb thotë se u kërcënua nga inspektori komunal në veri të Mitrovicës

Po ashtu, raportohet punëtorë të disa institucioneve të caktuara janë mbledhur para Stacionit të Policisë së Kosovës dhe objektit të Gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Disa prej tyre jo zyrtarisht thonë se nuk e dinë arsyen e tubimit.

Policia e Kosovës për momentin nuk ka detaje. /Telegrafi/