Site icon Telegrafi

Kisha Ortodokse e përjashton priftin pasi predikoi kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, analistja Stradner: Ky institucion është instrument i inteligjencës ruse

Prifti Jovan Burdin është përjashtuar nga Kisha Ortodukse Ruse pasi ka kritikuar agresionin ushtarak të Kremlinit në Ukrainë.

Lidhur me këtë ka reaguar analistja Ivana Stradner duke thënë se ky institucion është shndërruar në instrument të inteligjencës ruse.

“Kisha Ruse tha se pacifizmi është i papranueshëm me mësimet ortodokse. Kisha Ortodokse Ruse ka qenë prej kohësh një instrument i inteligjencës ruse”, shkruan Stradner.

Sipas medieve ruse, akuza kryesore kundër Burdinit ishte shkelja e rregullave të lashta kanonike, duke përfshirë rregullin e Apostujve të Shenjtë, i cili parashikon dënimin për ata që fyejnë mbretin ose eprorët.

Gjykata konsideron se një predikim në mars 2022, ku ai deklaroi se të krishterët nuk mund të qëndrojnë mënjanë kur një i krishterë vret një tjetër, është një diskreditim i ushtrisë.

Kisha Ortodokse Ruse ka arritur në përfundimin se pacifizmi me të cilin Burdin po përpiqet të justifikojë veten është i papajtueshëm me mësimet ortodokse.

Lexo po ashtu Trajkoviq: Barrikadat në veri u ngritën nga grupi mafioz i Radoiçiqit, Kisha Ortodokse Serbe është vegla e pushtetit destabilizues të Vuçiqit

Kujtojmë edhe se Kisha Ortodokse Serbe është vegla kryesore e pushtetit destabilizues të Aleksandar Vuçiqit.

Politikanë të ndryshëm serbë kanë akuzuar patriarkun Porfirije për përmbushjen e urdhrave politike të Vuçiqit. /Telegrafi/

Exit mobile version