Telegrafi

Kievi zyrtar zbulon planin djallëzor të Putinit – do të tentojë të nxisë një konflikt Ukrainë-Bjellorusi

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov pohoi në Facebook se “komanda e trupave pushtuese ruse po përgatit aktualisht një seri provokimesh të përgjakshme”.

“Sipas planit të tyre kriminal, aviacioni rus po përgatitet të godasë një sërë vendbanimesh në territorin e Republikës së Bjellorusisë që janë afër kufirit ukrainas-bjellorus. Në veçanti, do të goditet vendbanimi Kopani në rrethin Stolin të rajonit të Brestit”, ka thënë Reznikov.

Dhe për të maskuar krimin, Rusia synon të kryejë sulmin nga hapësira ajrore e Ukrainës, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pas Ukrainës, Evropa ‘shtron pyetjen’ se kush është caku i ardhshëm i Rusisë – ndoshta Ballkani?

“Qëllimi i provokimit është të detyrojë udhëheqjen aktuale të Bjellorusisë në luftë kundër Ukrainës”, shkroi ai.

“Unë garantoj se ushtria ukrainase nuk ka planifikuar, nuk po planifikon dhe nuk do të planifikojë ndonjë veprim agresiv kundër Bjellorusisë”, shtoi ai.

Paralajmërimi nga Ukraina vjen në ditën e 16-të të agresionit në të cilën ukrainasit po vazhdojnë të përballen me bombat ruse.

Lexo po ashtu Ai luftoi në Afganistan dhe Irak: Një nga "snajperistët më vdekjeprurës në botë" mbërrin në Ukrainë nga Kanadaja - tregon pse e bëri këtë

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian. /Telegrafi/