Telegrafi

Kiara Tito shpjegon historinë e fotografisë në Kosovë që nxiti spekulimet për një lidhje me Mozzik

(Foto: Instagram/kiaratito)

Një fustan i gjelbër u bë temë në rrjetet sociale, pasi ndjekësit e panë në një postim të reperit Mozzik, ndërkohë që Kiara Tito e mbante veshur në një fotografi të saj nga Kosova.

Në faqet rozë u spekulua për një marrëdhënie sentimentale mes tyre, por vet moderatorja sqaroi se mes këtyre lajmeve, nuk ka asgjë të vërtetë.

Kiara ka qenë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel dhe ndër të tjera, tregoi historinë e fotografive në Kosovë.

(Foto: Instagram/kiaratito)

Në vijim është bashkëbisedimi i bukuroshes me panelistet tjera:

Lexo po ashtu U përfol për një lidhje me Mozzik, reagon Kiara Tito: Para se të bëni lajme vërtetoni rrethanat

Kiara: Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë.

(Foto: Screenshot/Instagram)

Dalina: Kanë qejf ty të të lidhin me artistë, sidomos me ata të Kosovës?

Kiara: Po, e kanë fiksim këtë pjesë (qesh).

Armina: Po si nisi e gjitha?

Kiara: Nga fustani. Edhe Mozzik kishte hedhur një foto. Mund të ngjasojë, por nuk jam unë.

(Foto: Instagram/kiaratito)