Telegrafi

Kiara shkëlqen në spektakël, nuk e harron varësen në formë kryçi që ia dhuroi Luizi

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja e njohur, Kiara Tito, u largua nga Big Brother VIP Albania javën e kaluar.

Dalja e saj bëri bujë të madhe duke shkaktuar reagime të shumta, një pjesë e madhe e të cilëve nuk pajtoheshin me këtë.

Moderatorja shqiptare do të jetë e pranishme në spektaklin e natës së sotme (e shtunë), meqë të martën nuk u mbajt për shkak të sulmit ndaj Top Channel.

Prezantuesja, që mblodhi afro 700 mijë ndjekës në Instagram, ka prezantuar dukjen e kësaj mbrëmje.

Ajo shfaqet e mahnitshme me një fustan të gjatë të zi me prerje nga njëra këmbë.

Lexo po ashtu U shfaq i brengosur, Kiara i reagon Luizit: Zgjohem dhe fle përballë teje, vazhdo përpara luani im

“Shihemi sonte”, ka shkruar Tito.

Kiara nga ana tjetër nuk ka harruar ta vë varësen në formë kryçi që ia dhuroi Luizi.

Ajo po vazhdon të shpreh dashurinë për artistin shkodran edhe pas daljes nga BBVA. /Telegrafi/