Telegrafi

Kiara shfaqet e mrekullueshme në setin me fustan të gjatë

(Foto: Instagram/kiaratito)

Kiara Tito vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes falë pjesëmarrjes në ‘Big Brother VIP Albania 2’ e sidomos për shkak të lidhjes së saj me Luiz Ejllin.

Moderatorja ishte pjesë e spektaklit televiziv nga fillimi, ndërsa pas një eliminimi u rikthye në shtëpi për ta vazhduar romancën me partnerin e saj.

Lexo po ashtu Mesazhi i Luizit për Kiarën pas fitores në ‘BBVA 2’, si gjithmonë me humor

Ndërsa në natën finale, kur partneri i saj u shpall fitues, ata e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.

(Foto: Instagram/kiaratito)

Dhe tani kur ka përfunduar ‘BBVA 2’, Kiara dhe Luizi janë në qendër të vëmendjes dhe kërkohen nga të gjithë.

Lexo po ashtu Kiara dhe Luizi të pandashëm, të përqafuar interpretojnë këngën e tyre në skenë

Në një nga publikimet e fundit në rrjetet sociale, bukuroshja është shfaqur e mrekullueshme me një set fotografik, në të cilin ka pozuar me fustan të gjatë.

(Foto: Instagram/kiaratito)
Lexo po ashtu Me deklaratën virale se do marrëdhënie intime brenda shtëpisë, Zhaklin donte që Kiara të binte në grackë

“Unë jam ajo vajza”, është përshkrimi i fotografive të shpërndara në Instagram që për dy orë ka marrë afro 100 mijë pëlqime nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kiaratito)