Telegrafi

Kiara nuk e harron dot ish-të dashurin, mes ftohjes së raporteve me Luizin ‘kapet’ duke kënduar këngën e Butrint Imerit

Çifti i shumëpërfolur i shtëpisë, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë pasur disa mosmarrëveshje ditëve të fundit.

Përkundër faktit se ata i rregulluan raportet, duket qartë që marrëdhënia e tyre nuk është më si në fillim të spektaklit.

Madje, në rrjetet sociale ka qarkulluar së fundmi një video e prezantueses Kiara Tito, e cila në një moment gjatë shtëpisë këndon këngën e ish-të dashurit të saj, Butrint Imeri.

Lexo po ashtu "A të mungon Kiara" - fansat e provokojnë Butrint Imerin në koncert

Ajo ka qenë duke pastruar me fshesë korrenti në dhomën e gjumit, kur kaq interpretuar disa vargje të shkurtra të këngës “Dale”, të cilën Butrinti e këndon bashkë me Kidën dhe Ledri Vulën.

@kukaphoto @Luiz Ejlli Official @efi.dhedhes ♬ Nuthin’ but a G Thang – Dr. Dre

Kjo nuk është hera e parë që Kiarës nuk i kujtohet Butrinti, pasi ka pasur raste që edhe më herët ka kënduar këngët e tij.

Lexo po ashtu Nuk e ka harruar Butrint Imerin, Kiara "rrëshqet" pa dashje në një bisedë me banorët dhe kërkon të këndohet kënga e tij në BBVA

Ajo madje në një bisedë të sinqertë me Oltën pak javë më parë, kishte folur për lidhjen e saj me Butrintin dhe faktin që gjyshja e saj nuk ia kishte aprovuar këtë lidhje. /Telegrafi/