Lojërat Olimpike në Paris përfunduan dje dhe u ndanë gjithsej 1044 medalje.
Përveç kujtimeve të përjetshme, shumica e këtyre sportistëve morën edhe çmime të mëdha monetare nga vendet e tyre.
Hong Kongu i dha Vivian Kong-ut dhe Cheung Ka Long-ut nga 710 mijë euro për medaljen e artë në skermë.
Megjithatë, është veçanërisht interesant fakti që rreth 84 sportistë nuk kanë marrë para nga vendet e tyre për medaljet që kanë fituar.
Fakti që vende si Britania e Madhe, Suedia dhe Norvegjia nuk kanë përfshirë në buxhetet e tyre çmimet për fituesit e medaljeve në ngjarjen më të madhe sportive të vitit në botë, tingëllon pak e çuditshme.
Për sa i përket numrit total të medaljeve (65), britanikët janë vendi i tretë më i suksesshëm në Lojërat Olimpike të Parisit, pas Kinës (91) dhe SHBA-së (126), por konkurrentët nga ishulli që fituan 14 ari, 22 argjendi dhe 29 bronzi nuk do të shpërblehen financiarisht nga qeveria e vendit të tyre.
E njëjta gjë vlen për 11 suedezë (4 ari, 4 argjendi, 3 bronzi) dhe tetë norvegjezë (4 ari, 1 argjendi, 3 bronzi). /Telegrafi/