Telegrafi

Këta janë tre futbollistët me më shumë gola të shënuara jashtë zonës në Evropë

Lionel Messi është futbollisti me më shumë gola jashtë 16-metërshit.

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi është futbollisti që ka shënuar më shumë gola nga jashtë zonës së 16-metërshit që nga sezoni 2015/16, ku ka shënuar tetë gola.

Pas futbollistit të Barcelonës gjendet sulmuesi i ri i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar shtatë gola.

Podiumin e mbyll sulmuesi i talentuar i Juventusit, Paolo Dybala, i cili shënuar gjashtë gola nga jashtë zona. /Telegrafi/

Golat jashtë zonës:

Lionel Messi – 8 gola

Zlatan Ibrahimovic – 7 gola

Paolo Dybala – 6 gola