Telegrafi

Këta janë top-10 shënuesit më të mirë në pesë ligat më të forta evropiane (Foto)

Mund tu duke e çuditshme, por për dallim nga vitet e shkuara kur listën e top-shënuesve e udhëhiqte Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, këtë vit nuk ndodh kjo.

Dy shënuesit më të mirë në Evropë vijnë nga Ligue 1.

Edinson Cavani është sulmuesi me më shumë gola, pasi deri më tani me fanellën e PSG-së ka shënuar 22 gola.

Pas tij vije Alexandre Lacazette i Lyon me 18 gola.

As sulmuesi i tretë më i mirë i akti sezoni nuk është nga La Liga, pasi sulmuesi i Dortmundit, Aubameyang ka shënuar 17 gola, transmeton Telegrafi.

Lionel Messi është i katërti me 16 gola as sa ka edhe Luis Suarez dhe Romelu Lukakun, i cili është i pari në Ligën Premier.

Me 16 gola është edhe Mertens i Napolit, që prinë listën e realizatorëve në Serie A.

Top -10 e mbyllin  Belotti, Icardi dhe Dzeko që kanë nga 15 gola. /Telegrafi/

1.Edinson Cavani (PSG)  – 22 gola

2.Alexandre Lacazette (Lyon) – 18 gola

3.Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund) – 17 gola

4.Lionel Messi (Barcelona) -16 gola

5.Luis Suárez  (Barcelona)  – 16 gola

6.Romelu Lukaku (Everton) – 16 gola

7.Dries Mertens  (Napoli) – 16 gola

8.Andrea Belotti (Torino) – 15 gola

9.Mauro Icardi (Inter) – 15 gola

10.Edin Dzeko (Roma) – 15  gola