Ka filluar eliminimi mbrapsht i futbollistëve në garën për çmimin prestigjioz ‘Topi i Artë’.
Është duke u zhvilluar ceremonia për ndarjen e çmimin prestigjioz nga France Football, ‘Topi i Artë’, ku kanë dalë pesë emrat e parë nga fundi.
Në tri pozitat e fundit janë dy mesfushorët e Real Madridit, Toni Kroos e Luka Modrid, së bashku me yllin francez të West Ham, Dimitri Payet, të cilët e kanë marrë vetëm nga një pikë.
Në pozitën e 16-të gjendet sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski me vetëm tri pikë të mbledhura.
Ndërsa, ylli i pestë nga fundi i listët apo në vendin e 14-të për çmimin ‘Topi i Artë’ është futbollisti që mban rekordin e futbollistit më të shtrenjtë, Paul Pogba, i cili ka grumbulluar katër pikë. /Telegrafi/